Solari: Bale është sensacional

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka thurë elozhe për yllin e skuadrës së tij, Gareth Bale.

Real Madrid fitoi ndaj Kashima Antlers me rezultat 3-1 duke u kualifikuar në finale të Kupës së Botës për klube, falë tri golave të shënuara nga Bale.

“Jam i lumtur për tre golat e shënuara nga Bale dhe për qëndrueshmërinë dhe konsistencën e ekipit”, ka thënë  Solari në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.

“Bale ka marrë gjithçka, qendrën e vëmendjes, fushën dhe golat”.

Solari dhe Bale

“Ai kishte një ndeshje sensacionale, ai ka treguar atë që është dhe çfarë është i aftë të bëjë”.

“Në fund, personi i fundit përgjegjës për një paraqitje është gjithmonë futbollisti”.

“Gareth i ka dhënë një gëzim të madh Madridit dhe ka qenë vendimtar në momente shumë të rëndësishme, që është pjesa më e rëndësishme e futbollit”.

“Ajo që dominon futbollin janë golat dhe Bale i shënoi ato”, përfundoi argjentinasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button