Maqedoni, 30 libra shkollorë janë në pritje që të botohen

Tridhjetë libra të arsimit fillor dhe të mesëm profesional duhet të botohen dhe sa më shpejtë t’ju ndahen nxënësve, informojnë për “Meta” nga Shërbimi Pedagogjik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nga atje sqarojnë se bëhet fjalë për plotësim të tirazhit, për shkak të mungesës së librave në shkolla, përcjell Portalb.mk.

“Në fillim të vitit kishim problem me vonesën e librave. Ajo se ende nuk janë shpërndarë, është për shkak se jemi në fazën e furnizimit publik për botim të librave të lëndëve të përgjithshme të vilat tashmë i kanë në formë elektronike. Bëhet fjalë për plotësim të tirazhit, respektivisht librat janë, por mungojnë kopje. Bëhet fjalë për libra të rreth 30 lëndëve mësimore, nëse merret parasysh fakti se nga nëntë janë në një vit”, tha drejtoresha Vanja Veleva.

Nga Shërbimi Pedagogjik shtojnë se në vijim është edhe përgatitja e librit të lëndës së Shoqërisë për klasën e katër.

Përndryshe, në fillim vitin shkollor është realizuar korrigjimi i 22 librave për arsim fillor dhe të mesë: libra për shkenca natyrore nga klasa parë deri në të gjashtën, matematika nga klasa e parë deri në të nëntën, biologjia nga klasa e shtatë deri në të nëntën, kimia nga klasa e tetë dhe e nëntë, si dhe librat e fizikës për klasën e 8 dhe të nëntë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button