Tre shenjat që tregojnë se trupi lufton me aneminë e rrezikshme

Plagë të dhimbshme dhe të ndjeshme në gojë – aftet, zakonisht nuk janë shenjë e ndonjë sëmundjeje të rëndë dhe zhduken për 10 ditë. Megjithatë, nëse ato nuk largohen, por pasohen edhe nga simptoma të tjera, atëherë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12, transmeton Panacea.al.

Shenjat të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje janë ngjyra e zbehtë në të verdhë e lëkurës, dhimbje të gjuhës, gjuha e kuqe, si dhe çrregullimet e të pamurit.

Vitamina B12 shpesh mungon si rezultat i anemisë së dëmshme, mungesës së qelizave të kuqe të gjakut për shkak të të cilave trupi prodhon qeliza të mëdha të gjakut anormale, të cilat nuk funksionojnë si duhet.

.

Kjo anemi zakonisht shfaqet rreth moshës 50 vjeçare, ndërsa më e rëndësishmja është zbulimi i hershëm dhe terapia e duhur.

Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë edhe në probleme me zemrën dhe mushkëritë, si dhe në vështirësi neurologjike. Prandaj te të ushqyerit duhet të përfshihen mishi, vezët, peshku dhe produktet e qumështit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button