Moska do të ndërmerr kundërmasa nëse Maqedonia hyn në NATO, paralajmëroi ambasadori rus në Greqi

Rusia nuk ka asgjë kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin, por e kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, kështu deklaroi ambasadori i Rusisë në Greqi, Andrej Masllov,  transmeton Portalb.mk.

“Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse pranohet zyrtarishanët në Kushtetutën e Maqedonisë, atëherë ne do ta njohim atë”, tha Masllov.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe nëse ndodh kjo, Moska do të detyrohet të marrë kundërmasa.

Ambasadori i Rusisë theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Greqisë. Relacionet mes Athinës dhe Moskës, sipas Masllov, normalizohen pas  incidenteve diplomatike nga vera kur Greqia dëboi dy diplomatë, ndërsa dy të tjerëve u ndaloi të hyjnë në territorin e saj për shkak përzierjes ruse në bisedimet për çështjen e emrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button