Boshnjakovski: Vendimet politike mbajnë edhe përgjegjësi politike

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, komentoi miratimin e Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, duke deklaruar se “vendimet politike natyrisht se mbajnë edhe përgjegjësi politike, por me rëndësi është se nuk ka ndërhyrje në gjyqësor”, raporton Anadolu Agency (AA).

I pyetur për kritikat e ashpra në publik se qeveria ka marrë rolin e një ndarësi të drejtësisë, pas miratimit të Ligjit për amnisti, Boshnjakovski në konferencën e rregullt për media tha se në këtë moment në Maqedoni ndodhin proceset historike që kanë një qëllim të vetëm, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE).

“Këto vendime politike natyrisht se mbajnë edhe përgjegjësi politike, por me rëndësi është se nuk ka ndërhyrje në gjyqësor, as që do të ketë në ndonjë bazë”, tha Boshnjakovski.

Mirëpo, Boshnjakovski theksoi se nuk do të ketë amnisti për organizatorët ose për të gjithë ata që morën pjesë apo kanë kryer dhunë në ngjarjet e 27 prillit.

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë me 95 vota “për” miratoi Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kur si pasojë e dhunës së ushtruar nga qindra protestues të kryesuar nga nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit me forcë hynë në godinën e Kuvendit, pësuan rreth 100 peresona, përfshirë deputetë, policë dhe punonjës të mediave.

Sipas këtij ligji të miratuar, amnistia nuk do të përfshijë organizatorët e ndodhive në Kuvend, personat që kanë kryer dhunë fizike, ata që kanë poseduar armë dhe pajisje shpërthyese, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.

Për dhunën në Kuvend janë gjykuar dhjetra persona, përfshirë edhe deputetë të partisë opozitare VMRO-DPMNE-së.

LEXO:Këto janë personat që pritet të mos amnistohen për dhunën e 27 prillit (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button