AP e OKB-së e miratoi paktin për migrimin, SHBA-ja voton kundër

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi të mërkuren paktin që ka për qëllim të ngrisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e migracionit, transmeton REL. 

Kundër marrëveshjes ishin: Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika e Çekisë dhe Polonia.

Administrata e presidentit Trump tha se çasja globale ndaj kësaj çështje nuk është në përputhje me sovranitetin e Shteteve të Bashkuara ndërkaq Uashingtoni nuk mori pjesë në diskutimet për përpilimin e paktit.

Përmes një cermeonie në Maroko, këtë muaj, 164 vende e nënshkruan marrëveshjen, e cila adreson ndër të tjera, edhe çështjen se si të mbrohen migrantët, integrimin dhe dërgimin në shtëpitë e tyre.

Pakti u kritikua më së shumti nga politikanët e krahut të djathtë në Evropë, të cilët thanë se kjo mund të rriste migrimin nga vendet Afrikane dhe ato Arabe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button