Përkëdhelja e butë e bebeve lehtëson dhimbjet e tyre

Shkencëtarët kanë zbuluar se përkëdhelja e butë e bebeve mund të reduktojë aktivitetin në trurin e tyre, që ka të bëjë me aktivitete të dhimbjes. Rezultatet janë publikuar në magazinën “Current Biology”, ku thuhet se përkëdhelja e butë e bebës me një shpejtësi prej 3 centimetra në sekondë, mund të sigurojë një lehtësim të dhimbjes para procedurave klinike mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Prindërit në mënyrë intuitive kanë përkëdhelur bebet e tyre me këtë shpejtësi optimale”, thotë autorja e studimit, Rebeccah Slater, profesoreshë e Neuroshkencës Pediatrike në Universitetin e Oksfordit, e cila për studimin në fjalë ka bashkëpunuar me kolegët e Universitetit “John Moores” në Liverpool.

“Nëse do të mund t’i kuptojmë më mirë bazat neurobiologjike të teknikave, siç janë masazhet e foshnjave, atëherë do të mund të përmirësojmë këshillat të cilat ua japim prindërve, për mënyrën se si t’i qetësojnë bebet e tyre”, thotë ajo.

Studimi i kryer nga universitetet në fjalë, ka monitoruar aktivitetin e trurit të 32 bebeve, në kohën kur mbi to bëheshin teste të gjakut.

Gjysma e tyre që ishin përkëdhelur me një furçë të butë, tregoi 40 për qind më pak aktivitet të dhimbjes në trurin e tyre.

Për këtë, autorja Rebeccah Slater thotë: “Prekja duket të ketë një potencial analgjetik, pa ndonjë rrezik për efekte dytësore”.

Studimi ka zbuluar se përkëdhelja optimale ishte 3 cm në sekondë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button