Duke i numëruar ditët e fundit me këtë përbërje, ASHMAAV do të zgjedhë zëvendës drejtor

Në seancën e nesërme, Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të vendosë për shpalljen e një konkursi për zgjedhje të zëvendës drejtorit të agjencisë. Ky konkurs shpallet në një kohë kur po numërohen ditët para miratimit të ligjit të ri me të cilin, pas hyrjes në fuqi, do të ndryshohet përbërja e përgjithshme e agjencisë, përcjell Portalb.mk. 

Pse tani, sidomos pasi Agjencia deri tani nuk kishte zëvendës drejtor?

Cilat janë motivet për shpalljen e këtij konkursi janë pyetjet që njëzëri i bënë  përcjellësit shumëvjeçarë të situatës në radiodifuzionin maqedonas. A janë këto motive personale të individëve, grupeve, partive …?

Përse katër vjet pas konkursit të dështuar në vitin 2014, kur publiku nuk ishte i informuar për arsyet e dështimit, tani po shpallet konkurs i ri?

– Për konkursin mësuam nga mediat. Ajo është punë interne Këshillit të ASHAAVM. Unë mbetem në kërkesë si më parë, që të gjithë duhet të japin dorëheqje. Së paku është për t’u habitur që ky konkurs shpallet tani, kur e presim fundin e vitit dhe miratimin e ligjit të ri, me të cilin ndalojnë të gjitha funksionet në agjenci, deklaroi ministri Damian Mançevski, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë publike.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri pa portofol, kompetent për transparencën, Robert Popovski.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për ASHAAVM, nenet 19 dhe 44 mbeten të njëjtë, gegërisht me hyrjen në fuqi të këtij ligji, automatikisht ndalen  funksionet e zyrtarëve aktualë në ASHAAVM. Ata do të mbeten deri në zgjedhjen e Këshillit dhe Drejtorit të ri, dhe do të kenë vetëm rol teknik në Agjenci, pa mundësi të lëshojnë licenca ose frekuenca të reja.

Pyetjet për arsyen përse ky konkurs shpallet tani ia dërguam drejtorit Zoran Trajçevski, i cili tha se kjo nuk është në fushën e punës së tij. Prandaj, iu drejtuam Zëvendës Kryetarit të Këshillit të ASHAAVM, Milaim Fetai. Në bisedën telefonike, ai së pari u përpoq t’i shmanget përgjigjes, duke na dërguar për përgjigje te Presidentit.

Por pasi theksuam se konkursi vendoset në agjendë me propozimin  e tij, ai tha se shpallja e konkursit është për të ekipuar Agjencinë dhe se është detyrim ligjor. Për atë se përse tani, Fetai tha se ai e kishte vlerësuar ashtu. E pyetëm nëse në një mënyrë ai i realizon ambiciet e tij për të qëndruar në Agjenci si zëvendës drejtor, Fetai u përgjigj:

– Jo, garantoj se nuk kam ambicie të tilla, deklaroi Fetai.

Atëherë, ambiciet e cilit janë në pyetje dhe për kë është vendi? Këto pyetje ishin legjitime edhe për Biljana Bejkova, nga OJQ-ja Infoqendra, e cila me vite e monitoron punën e këtij organi rregullator.

– Është e paqartë dhe simptomatike përse tani, katër vite pas përpjekjes së dështuara për të zgjedhur zëvendës drejtor të ASHAAVM, shpallet konkurs i ri në vigle të hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Askush ende nuk ka dhënë përgjigje përse dështoi konkursi asokohe. Mbeti e paqartë përse u prit katër vjet për të shpallur konkurs të ri, vë në dukje Bejkova.

Pjesa e ligjit aktual lidhur me zgjedhjen e zëvendës drejtorit në ndryshimet e propozuara të ligjit për ASHAAVM është plotësisht identik me propozimin e ri. Dejan Gjeorgievski nga Qendra për zhvillim të mediave, i cili punon në analizën e legjislacionit mediatik, vë në dukje se ka disa mospërputhje ndërmjet neneve 19 dhe 44, të cilët mund të interpretohen ndryshe.

– Në nenin 19, funksioni i zëvendës drejtorit lidhet në mënyrë rigoroze me funksionin e drejtorit. Megjithatë, në nenin 44, ku është pjesë e ndërprerjes së funksioneve në ASHAAVM, zëvendës drejtori nuk përmendet askund . Pyetjet e vërteta janë nëse ka ndonjë prapaskenë prapa këtij përcaktimi të neneve 19 dhe 44 dhe përse konkursi është shpallur tani.

A sigurohet në këtë mënyrë vendi i punës, gjegjësisht paga e më pas edhe apanazhi për dikë, para zgjedhjes së përbërjes së re të Agjencisë?, pyet Gjeorgievski.

Siç është shkruar ligji i ri, ndonjë avokati të mirë i është dhënë hapësirë ​​për të kontestuar largimin e zëvendës drejtorit  të AAHAAVM-së, që mund t’i blejë atij kohë dhe normalisht, pagë, rezonon Gjeorgievski.

Prandaj, mbeten shumë çështje të hapura, mbi të gjitha për motivet për shpalljen e konkursit, sidomos tani, kur ministrat e qeverisë janë të bindur se po numërohen ditët deri në miratimin e ligjit të ri. Mos vallë dikush po blen vend dhe paga?

Mos vallë tashmë funksionarët aktualë në ASHAAVM, përfshirë edhe drejtorin Trajçevski, kanë motive personale për të siguruar vend, që ata do të kontestonin për shkak të interpretimit të ndryshëm të ligjit? Pyetje, përgjigja e së cilës mbase do të dihet nesër, kur është planifikuar seanca e Këshillit të ASHAAVM-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button