Elbasan, mosmarrëveshjet me gruan, vetëhelmohet babai i 3 fëmijëve

Një 46 vjeçar, babai i tre fëmijëve humbi jetën, pasi u vetëhelmua me fostoksinë. 

“Namik Fetkolli konsumoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi helmi të llojit fostoksinë, por gjatë transportimit për në spitalin kirurgjik të Elbasanit ai ndërroi jetë”, thanë burime zyrtare të policisë. 

Mësohet se 46 vjeçari baba i tre fëmijëve më i madhi 15 vjeç, prej disa vitesh kishte probleme të shumta me bashkëshorten e tij, për shkak të xhelozisë mes çiftit. 
Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje të afërmit e viktimës, si edhe bashkëshorten e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button