Anima Mundi: Vetëm komuna e Pllasnicës ka program adekuat për trajtim të kafshëve të pastrehë

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi, nëpërmjet kumtesës së dërguar për media ka njoftuar se u ka dhënë ndihmë për përpilimin e propozim-programit për zgjidhjen e problemit të kafshëve të pastrehë – trajtim të qenve të pastrehë njësitit për vetëqeverisje lokale në Maqedoni, por nga 81 komunat, vetëm ajo e Pllasnicës ka marrë në konsideratë propozimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Duke u bazuar në të dhënat aktuale, siç thonë nga Anima Mundi mungesa e programeve komunale, dhe duke shqyrtuar programet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ata kanë përpiluar program.

“Na vjen keq që nga 81 komuna, interes kanë treguar 7 komuna që na kanë kontaktuar: Zhelina, Bosillovo, Zellenikovë, Pllasnica, Negotina, Manastiri dhe Kisella Voda. Jemi të kënaqur që komuna e Pllasnicës do ta aprovojë Programin që e kemi propozuar ne, me çka mund të theksojmë se për momentin disponon me programin më gjithëpërfshirës dhe më adekuat për zgjidhjen e problemit me kafshët e pastrehë në Republikën e Maqedonisë”, thanë nga Anima Mundi.

Siç njoftojnë më tej nga Anima Mundi, masat e parapara në program janë në përputhshmëri me legjisltaturën e Maqedonisë.

“Masat që i kemi theksuar në të njëjtin janë në pajtueshmëri me legjislaturën tonë, dhe mundësojnë zgjidhje ekonomike, dhe e avancojnë sigurinë dhe mbrojtjen shëndetësore të popullatës dhe do të tregojë sukses në afat të shpejtë, dhe parasëgjithash do të stabilizohet situatat, do të vihet në kontrolle dhe do të tejkalohet problemi”, thonë nga Anima Mundi.

Ajo kanë obliguar njësitin e vetëqeverisjes lokale që të kryejë veprimet siç vijojnë më poshtë:
– detyrim për evidentim/identifikim të pronarëve të kafshëve,
– vendosje e ndalesës për shumimin e kafshëve, përveç në kushtet të regjistrimit dhe
– ndalesë për lëshimin e kafshëve shtëpiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button