Protestat në Tetovë, UNT: Kemi model të stërvjetëruar dhe joefikas me ngarkesa financiare për studentët

Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup në reagimin e saj për protestën e studentëve në Tetovë të Maqedonisë, ka deklaruar se ndjekin me kujdes kërkesat dhe dëshirat e tyre, njofton Portalb.mk.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, dhe ne gjithmonë përqëndrohemi në zgjidhjen e problemeve bashkë me studentët, të cilët i llogarisim si partnerët tanë. Ne besojmë se të gjithë ne, përfshirë Qeverinë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Universitetet dhe çdo aktorë tjetër i përfshirë në procesin e arsimit të lartë, duhet së bashku të krijojmë një mjedis në të cilin problemet e arsimit të lartë do të zgjidhen, dhe të gjitha pyetjet që i parashtrojnë studentët duhet të marrin përgjigjen e merituar.” thuhet në përgjigjen e UNT-së dërguar pyetjeve të Portalb.mk.

Sipas tyre, UNT si institucion i ri, përpiqet të tejkalojë sfidat me të cilat përballen çdo ditë dhe se studentët kanë të drejtë për shqetësimet e tyre.

“UNT beson se përveç përgjigjes adekuate për çështjet e ngritura nga studentët, paralelisht duhet punuar në drejtim të avansimit të modelit të finansimit të arsimit të lartë, që për kohën në të cilën veprojmë është model i stërvjetëruar dhe joefikas, dhe në disa raste krijon ngarkesa të panevojshme finansiare për studentët. Është për tu përshëndetur fakti që në tërësinë e tyre, kërkesat e studentëve kanë për qëllim dhe janë të orientuara kah një arsim i lartë më cilësor, dhe si të tilla ato do të jenë preokupim i gjithë faktorëve, ku bën pjesë edhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup.” thuhet në përgjigjen e UNT-së.

LEXO: Studentët e refuzuan UT-në për dialog, japin ultimatum 7 ditor për kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)
LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare

LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button