Bonot shtetërore do të tregtohen në Bursën e Maqedonisë prej fillimit të  vitit 2019

Letrat shtetërore me vlerë prej fillimit të vitit 2019 do të jenë në listën e Bursës maqedonase. Sot ministri i financave, Dragan Tevdovski dhe drejtori i Bursës maqedonase, Ivan Shteriev, nënshkruan marrëveshje për kotacion të letrave shtetërore me vlerë. Me këtë letrat shtetërore me vlerë do të bëhen të arritshme për në numër më të madh të investitorëve, si nga vendi ashtu edhe të huaj.

Tevdovski theksoi se me këtë përcillet praktika evropiane, por edhe shembujt e të gjitha vendeve të zhvilluara me treg funksional të kapitalit.

“Po bëhet hap vendimtar drejt zhvillimit të tregut të kapitalit. Krahas tregut mirë të zhvilluar primar, po zhvillohet edhe tregu sekondar i tregtimit. Prej fillimit të vitit 2019, letrat shtetërore me vlerë do të bëhen të arritshme për më tepër investitorë – si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Do të thekso se nëpërmjet platformës së përbashkët të bursave nga rajoni SEE link, letrat shtetërore me vlerë, të Maqedonisë do të jenë të arritshme për investitorët nga rajoni, por edhe Evropa. Përndryshe, letrat shtetërore me vlerë të vendeve tjera nga rajoni tash më janë të arritshme në SEE link. Kjo do të kontribuojë për dukshmëri më të madhe të çmimeve përkatësisht transparencë më të madhe. Gjithsesi, konkurrenca më e madhe tek kërkesa do të sigurojë çmim, përkatësisht kamatë më të mirë” – tha Tevdovski.

Shteriev theksoi se me kotacionin e letrave shtetërore me vlerë do të rritet oferta që është në dispozicion në bursë.

“Kjo është ditë shumë e rëndësishme për Bursën maqedonase dhe për anëtaret e saj. Kotacioni i fletëobligacioneve shtetërore në bursë donë të thotë se ky instrument financiar do të mbetet maksimalisht i dukshëm dhe më lehtë i arritshëm në tregun sekondar të letrave me vlerë në Maqedoni, kurse njëkohësisht do ta zmadhojë ofertën ekzistuese në Bursë. Njëkohësisht, kotacioni dhe tregtimi në treg të rregulluar do të paraqet cilësi të re për fletëobligacionet e vazhdueshme shtetërore që do duhet të kontribuojë për interes edhe më të madh për investim në këtë instrument nga ana e investitorëve të vendit dhe të huaj, me të gjitha implikimet pozitive kthyese nga kjo, duke përfshirë edhe kushte më të volitshme gjatë lëshimit të obligacioneve në të ardhmen”- tha Shteriev.

Në vitin 2018 për herë të parë është lëshuar fletëobligacioni shtetëror 30-vjeçar, që sipas Tevdovskit sugjeron besim të investitorëve në politikat ekonomike të cilat janë duke u implementuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button