Liberalizimin, si “shpërblim” për veriun ?

Arritja e marrëveshjes mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të serbëve të veriut, Marko Jaksic, nuk do ta lërë shefin e qeverisë krejtësisht me “gishta në gojë”.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë “Zërit” se kryeministrit kosovar i është premtuar që në shkëmbim të lëshimit pe karshi veriut, përkatësisht pranimit që serbët e veriut të kenë një Kuvend të tyre, Kosova të përfitojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas këtij burimi ndërkombëtar, në Bruksel ka filluar të hartohet një marrëveshje të cilën në fillim të muajit tetor do ta nënshkruajnë Thaçi e Jaksic.

Gjithnjë sipas këtij zyrtari të lartë ndërkombëtar, kjo marrëveshje do t’i ketë katër pika, ndër të cilat do të parashihet që Policia, Gjykatat dhe Doganat të jenë unike, pra jo institucione paralele, ndërsa serbët do të përfitojnë Kuvendin e Veriut, për të cilin tash për tash është pajtuar Qeveria e Kosovës.

Është pikërisht kjo pikë, e cila del jashtë Pakos së Ahtisaarit, dhe për të cilën Kosova do të përfitojë përshpejtim në procesin e liberalizimit të vizave.

Por, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës mohojnë kategorikisht se çështja e liberalizimit të vizave është futur në “pazar” mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit, për implementimin e marrëveshjes për veriun. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button