Ligji për mbrojtjen e Vodnos do të miratohet vitin e ardhshëm

Nuk është reale të pritet që procedura rreth miratimit të Ligjit për mbrojtjen e pyllit-park Vodno të kompletohet për kohë të shkurtë, për shkak se para miratimit duhet të realizohen disa faza thotë Ana Petrovska, sekretare shtetërore në Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor në pyetjen nga “META” përse kjo Ministri nuk e ka përmbushur obligimin e caktuar nga Qeveria, prej muajit gusht të këtij viti, që të hartojë ligj për mbrojtje të Vodnos, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Atëherë Ministrisë për mjedis jetësor iu dha afat prej 30 ditësh për të hartuar tekstin e ligjit me të cilin përfundimisht do të rregullohet statusi i Vodnos dhe do të mbrohet nga urbanizimi i mëtejmë dhe shkatërrimi. Ky obligim nga Qeveria ka ardhur pasi këtë verë aktivistët qytetar protestuan kundër ndërtimit të trasesë së gazsjellësit nëpërmjet pyllit-park Vodno dhe pasi u bë e qartë se statusi i këtij pylli nuk është zgjidhur ligjërisht deri në fund, gjë që ka mundësuar realizim të projekteve me të cilat shkatërrohet pjesë e madhe e vegjetacionit dhe habitateve natyrore në Vodno.

Se ekziston vullnet politik tek shumica parlamentare për miratimin e këtij ligji ka konfirmuar në intervistën për “META” edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Pylli-park Vodno është në kompetencë të qytetit, kurse ligji duhet t’i rregullojë obligimet të cilat Qyteti i Shkupi i ka në lidhje me këtë shenjë të spikatur të qytetit dhe zonë për rekreacion.

Miratimit të ligjit për shpallje të Vodnos si zonë e mbrojtur do t’i paraprijë mbarimi përfundimtar i studimit për re-valorizim të Vodnos dhe debati publik, kurse në pajtim me ligjet ekzistuese duhet të miratohet edhe Plan për menaxhim me pyllin-park Vodno. Partner i Ministrisë në përgatitje të këtij ligji është edhe UNDP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button