Janë shkatërruar rreth 170 kilogram drogë në Drislla (VIDEO)

Sot në deponinë rajonale Drisla janë shkatërruar 170 kilogramë nga lloje të ndryshme të drogave dhe substancave psihotrope që rrjedhin nga veprat penale, tregti e palejuar me barna narkotike, substanca psihotrope dhe prekusore që policia i zbuloi në periudhën e kaluar, dhe për këta vepra penale gjykatësit kompetent  tashmë kanë miratuar aktvendime. Janë shkatërruar gjithsej 128 kilogram marihuanë, rreth gjashtë kilogram e gjysmë heroinë, rreth 20 kilogram hashash, rreth gjysmë kilogram kokainë, bimë, fara të kanabisit e të tjera, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e zbulimit të tregtisë së palejuar me drogë, Ministria e Punëve të Brendshme punon në vazhdimësi në marrjen e masave dhe aktiviteteve. Këtë vit duke u referuar në statistika, shënon rritje të numrit të veprave penale të zbuluara në këtë fushë”, tha ministri Spasovski.

Sipas të dhënave analitike për periudhën prej fillimit të vitit 2018 deri në fund të muajit nëntor janë zbuluar gjithsej 681 vepra penale nga kjo fushë, prej tyre 582 vepra penale janë klasifikuar si “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psihotrope”, për të cilat janë denoncuar 674 kryerës. Ndërsa 99 veprat tjera penale janë të nenit “mundësim të përdorimit të drogave narkotike” dhe për to janë denoncuar 104 kryerës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button