Ligji për amnisti pret nënshkrim nga presidenti Ivanov

Ligji për amnisti, pasi dje u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Është dërguar për nënshkrim te presidenti Gjorge Ivanov, pas nënshkrimit të tij, ai duhet të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, transmeton Portalb.mk.

Kështu informoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tregoi se ligji do të nënshkruhet në afatin më të shpejt të mundshëm.

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend, në mënyrë ligjore do të kenë pesë ditë afat të dorëzojnë kërkesë për amnisti.

Pas kërkesës, në afat prej pesë ditëve tjera do të vendosë gjykata, gjegjësisht Këshilli gjyqësor në krye me kryetaren Dobrilla Kacarska, në konsultim me prokuroren publike Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button