Në rastin “Titanik” janë treguar fletëpagesa me donacione nga VMRO-DPMNE

Paraditen e sotme në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Titanik” janë treguar fletëpagesa të skanuara PP-10 nga persona fizik, që ishin donacion nga VMRO-DPMNE në shuma prej gjashtë deri 60 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska theksoi se ata janë paguar në disa data të njëjta që përsëriten edhe atë në sportelin e njëjtë nga personi i njëjtë, për të cilën kanë edhe dëshmitarë që e konfirmojnë, si dhe disa fletëpagesa kanë emra të gabuar, ndërsa numra të saktë amë.

Në fillim të seancës janë treguar materiale dëshmi. Prokurorja Stefanovska theksoi se ka rreth 5.900 materiale dëshmi dhe që me mbrojtja pajtohet që dëshmitë të tregohen në ekran, dhe të lexohen vetëm numrat rendorë nën të cilat janë dorëzuar

Stefanovska theksoi se grupi i parë i dëshmive ka të bëjë me shoqërimin kriminel dhe veprimet e ndërmarra në vitin 2011. Ajo shpjegoi se bëhet fjalë për keqpërdorimin e mjeteve në fushatë zgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button