“27 Prilli”, prokurorja Ruskovska: Pasi të hyjë në fuqi ligji për amnisti do ta analizojmë

Prokurorja Vilma Ruskoska e cila e udhëheq procesin e 27 prillit në të cilin janë të akuzuar 33 persona, në një deklaratë për “DW” thotë se fillimisht do të pret që amnistia të hyj në fuqi, ndërkaq më pas do ta analizojë, njofton Portalb.mk.

“Procesi gjyqësor për 27 prillin vazhdon. Të enjten ka seancë dhe do të vazhdojnë plotësim të procedurës së dëshmive. Ligjin për amnisti do ta analizojmë kur të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe kur do të hyjë në fuqi. Prej asaj që e dëgjojmë, është se ligji parashikon amnisti vetëm për veprime të caktuara, dhe se amnistia nuk ka të bëjë me veprën penale rrezik terrorist të rendit kushtetues, për të cilën procesi do të vazhdojë”, thotë prokurorja Ruskovska.

Sipas ligjit për amnisti, organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, personat që kanë hyrë me maska, ata që kanë kryer dhunë dhe ata që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare, nuk do të amnistohen me Ligjin e ri për amnisti për ngjarjet dhunshme të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, pritet që deputetët të cilët i hapën dyert të futet turma në Kuvend, të kërkojnë amnisti dhe të lihen të lirë, gjegjësisht mos të ndiqen penalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button