Shkup, tre fëmijë e kanë vjedhur një veturë dhe kanë rënë me një gropë

Një veturë “Pezho”, sot në mëngjes ka rënë në një gropë e hapura nga punët ndërtimore të bankës “Prokredit” në afërsi të qendrës tregtare “City Mall”, shkruan SDK, njofton Portalb.mk.

“Rreth orës 7-8 të mëngjesit në Qendrën Urgjente të Sipitalit “8 Shtatori” janë sjellë tre fëmijë, të cilët paraprakisht e kanë vjedhur veturën dhe gjatë vozitjes kanë rënë në një gropë. Janë kontrolluar dhe pasi është konstatuar se nuk kanë lëndime serioze, janë dërguar në stacion policor”, thonë burimet nga Spitali për “SDK”.

Nga MPB thonë se ende po kontrollet se për çfarë bëhet fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button