Avokatët e lanë Gruevskit vetë edhe në lëndën “Titanik”

Ekipi i avokatëve të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka hequr dorë nga përfaqësimi edhe në lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik”, pasi që paraprakisht të njëjtën e kanë bërë edhe në lëndën “Dhuna në Qendër”, njofton Portalb.mk.

Gruevskin tani e përfaqëson avokati që i është ndarë sipas detyrës zyrtare. Gjykatësi i lëndës Osman Shabani, sot njoftoi se avokatët kanë hequr dorë ta përfaqësojnë Gruevskin në këtë lëndë.

Porkurorja e PSP-së, Lile Stefanovska në seancën e sotme tha se me mbrojtjen është pajtuar që dëshmitë të tregohen në ekran, ndërkaq të lexohen vetëm numrat rendor sipas të cilëve janë dorëzuar.

Prokurorja tha se grupi i parë i dëshmive ka të bëjë me veprën penale “Shoqërim kriminel” dhe veprime të ndërmarra në vitin 2011. Ajo sqaroi se bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve për fushatën e partisë politike. Janë dorëzuar fatura nga ndërmarrjet “DVD PET”, “Transmet”, “Sekjurikom Multiservis International”, “Polijesterde”, të cilat janë marrë gjatë kontrollit të vitit 2017 dhe kanë të bëjnë me periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2015.

Në rastin “Titanik”, përveç Gruevskit, të akuzuar janë edhe Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski, Biljana Brishkoska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond temelko, Leko Ristovski, iril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Të njëjtët dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votimit, shkelje të të drejtës së vendosjes, korruptim gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button