Maqedoni, mungesa e kuadrit e ka mbyllur Qendrën e vetme urgjente për fëmijë

Mungesa e kuadrit e ka mbyllur Qendrën e vetme urgjente të shtetit për fëmijë. Në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve mungojnë pediatret dhe motrat medicinale që të mund sërish të funksionojë, ku deri para dy vitesh pranonin pacientë në gjendje të rëndë, shkruan Sitel, transmeton Portalb.mk.

Vetëm këtë vit nga kjo Klinikë kanë ikur tre specialistë, ndërsa për shkak mungesës së mjekëve, fëmijët e sëmurë nga leukemia dhe diabeti do të përzihen me fëmijët e sëmurë nga gripi. Ambulanca ku trajtohen pacientët në mënyrë urgjente është në korridorin e njëjtë me ordinancat specialistike. Por, për menaxhmentin e institucionit kjo nuk ishte problem në mjekim.

“Mund të shihni se nuk ka frekuencë të lartë, kjo nuk është problem, termini im funksionin. Nuk kemi motra mjekësore dhe pediatër, nuk mund të punësojmë për shkak se nuk ka”, tha Katerina Straviq, drejtoreshë e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Përgjigje se kur do të fillojë me punë Qendra urgjente për fëmijë nuk ka edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, ky problem është pasojë e politikave që i kanë trashëguar nga e kaluara.

Qendra Urgjente në Klinikën e Fëmijëve është hapur në vitin 2013 me ndihmën e organizatës TIKA. Në periudhën kur ishte në funksion, mjekët kanë pranuar edhe nga dhjetë fëmijë në ditë në gjendje kritike. Por, në vend se të fillojë sërish me punë, planifikohet që përkohësisht laboratoria të zhvendoset aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button