Erdogan: Trump mbështet një operacion turk në lindje të Sirisë

Turqia mund të fillojë një operacion të ri ushtarak në Siri në çdo kohë, tha të hënën Presidenti Tayyip Erdogan, duke kërkuar mbështetje nga presidenti Donald Trump, edhe pse Pentagoni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ankarasë, transmeton Top Channel.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se veprimi ushtarak i njëanshëm nga çdo parti në Sirinë veri-lindore, ku forcat amerikane veprojnë, do të ishte e papranueshme.

Por Erdogan deklaroi se vetë Trump është më i hapur ndaj planeve turke për të lëvizur në lindje të lumit Eufrat, sesa Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Ne shpallëm zyrtarisht se do të fillojmë të punojmë në Eufrat,” tha Erdogan në një krahinë qendrore të Konia. “Ne diskutuam këtë me z. Trump dhe ai dha një përgjigje pozitive”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesave për komente mbi pohimin e Erdoganit, por të premten e kaluar pranoi se Trump dhe lideri turk folën për Sirinë gjatë një bisede telefonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button