Hungari, vijojnë protestat kundër “ligjit të skllavërisë”

Mijëra njerëz u mblodhën të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror të Hungarisë, për të pestën natë me radhë, për të protestuar kundër qeverisë së djathtë të kryeminstrit Viktor Orban.

“Nuk do të largohemi”, “Ata po gënjejnë ditë e natë”, brohorisnin protestuesit.
Dy ligjvënës u tërhoqën zvarrë jashtë ndërtesës së televizionit në Budapest, pasi bënë përpjekje të nxjerrin në transmetim një peticion kundër Orbanit.

Peticioni bënte thirrje për tërheqjen e – siç quhet, – “ligjit të skllavërisë”.

Protestat janë ndër më të mëdhatë në disa muaj dhe shpërthyen pas kalimit të një ligji të ri të punës, i cili mundëson 6 ditë pune në javë, transmeton Top Channel.

Por, protestuesit kërkojnë po ashtu të luftohet korrupsioni qeveritar, të krijohet një gjyqësor i pavarur dhe të mbrohen mediet e pavarura.

Qeveria e ka mbrojtur ligjin e ri të punës, duke thënë se ai do të lehtësojë mungesën e punëtorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button