Veseli: Pas letrës së Trumpit, VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj, transmeton REL.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tha se letra paraqet edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara” ka shkruar Veseli.

Ai ka ftuar dy partitë opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror për dialogun me Serbinë, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button