Qeveria e miratoi kërkesën që 1.000 fëmijë të shkojnë falas në pushim dimëror

Qeveria e Maqedonisë në seancën e 110 e ka pranuar informatën për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet sociale dhe fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë për dimrin e vitit 2019, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet këtij projekti, gjatë pushimit dimëror të vitit 2019 falas do të shkojnë rnë pushim dimëror rreth 1.000 fëmijë të lindur prej vitit 2004 deri në vitin 2009 ose gjegjësisht fëmijët që janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2018/19 dhe i ndjekin mësimet në klasën e pestë, gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë dhe të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, shtesës për fëmijë dhe fëmijëve pa prindër ose kujdes prindëror, por edhe fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë.

Fëmijët kanë të drejtë të qëndrojnë në pushim 6 ditë, në të cilat do të ketë dhe aktivitete plotësuese zbavitëse dhe edukative.

Fëmijët shfrytëzues të shtesës së veçantë ose fëmijët me invaliditet kanë të drejtë që të kenë dhe shoqërues gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button