Haradinaj: Statusi i Kosovës nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, informoi sot kabinetin qeveritar për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative-ligjore mes Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilit, statusi i Kosovës nuk do të jetë pjesë e dialogut mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj ka thënë se dialogu ka kaluar nëpër disa faza, por nga data 15 dhjetor e këtij viti ka një zhvillim të ri, pasi Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Rezolutën mbi procesin e dialogut, ku po ashtu përcaktohet edhe delegacioni i Kosovës në këtë dialog, i përbërë nga anëtarë të institucioneve të ndryshme, pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Synimi ynë është që të arrijmë një kontratë përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se pjesë e dialogut nuk do të jetë statusi i Kosovës, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë vendimin, që nuk ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë.

Haradinaj ka shtuar se tarifa që është vendosur prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të qëndrojë deri në arritjen e njohjes nga Serbia.

Në të njëjtën kohë, shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime teknike, Avni Arifi ka dhënë detaje të draft-marrëveshjes, duke theksuar se vendimi i tyre është që të mos hapen tema të tjera, por të përmbyllen vetëm ato ekzistueset dhe të fillojë implementimi i tyre.

Arifi, thuhet në njoftim, ka deklaruar se si delegacion i Kosovës, i kanë ofruar bashkëpunimin e plotë Zyrës së BE-së në Bruksel dhe në maksimum janë përpjekur të koordinojnë të gjitha aktivitetet me këtë zyrë.

“Ne kemi pasur tri takime në Bruksel. Fatkeqësisht pala serbe nuk ka treguar as vullnetin minimal për zbatimin e asnjë marrëveshjeje”, ka thënë Arifi.

Ai ka theksuar se drafti i marrëveshjes është dërguar tek gjithë liderët politikë, është prezantuar tek përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Quintit, është dërguar tek bartësit e krerëve të institucioneve dhe është hapur për publikunramush

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button