Vuçiqi – Guterresit: Vazhdimi i dialogut pasi Kosova ta heqë taksën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi në New York është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe me të ka folur për, siç përcjell n1, “hapat e njëanshëm të Kosovës dhe situatën në rajon”, transmeton Koha.net. 

Siç theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net, Vuçiq e ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm që në kumtesën e vet e “ka shfaqur brengosjen për shkak të vendimit të Kosovës që ta themelojë Ushtrinë dhe ka theksuar se Kosova me hapat e vet po e rrezikon stabilitetin rajonal”.

Vuçiq e ka përsëritur fjalinë e vet se”Serbia edhe më tej përpiqet për vazhdimin e dialogut por , siç ka thënë ai “ pasi Kosova t’i tërheqë vendimet joracionale”.

Në kumtesë theksohet se Vuçiqi ka thënë se Serbia i jep rëndësi të veçantë punës së UNMIK-ut në Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button