Kuvendi e miratoi Ligjin për amnisti, 95 deputetë votuan “për”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji u mbështet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptaret. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës, përcjell Alsat M. 

“Më 27 prill unë u vrava personalisht dhe i mbijetova. Sot po vritem përsëri, fatkeqësisht nga një numër i madh deputetësh të cilët me votën e tyre vendosën që përvec individualisht të vrasin edhe shpresën e qytetarëve për drejtësi. E mira është që sot keqbërësit mund të shihen të gjithë me butonin që votuan për, ndërsa keqbërësit akoma më të madh i ke si propozues të ligjit për amnisti dhe mirë është që opinioni ti dijë me emër dhe mbiemër”- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

______________

Kuvendi në seancën plenare sonte e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për amnisti, I parashtruar nga një grup deputetësh. Pritet që pas diskutimit në komisione, Ligji për amnisti në procedurë të për shkurtuar sonte të vendoset për votim në seancën plenare ën Kuvend, përcjell Portalb.mk.

Propozim-ligji ka të bëjë me amnistinë e të akuzuarve për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar.

Sipas këtij ligji nuk do të mund të amnistohen:

-Organizatorët dhe ata që e kanë përgatitur sulmin në Kuvend për të cilët ka dyshime të bazuara

-Personat që kanë ushtruar dhunë fizike

-Peronat me maska

-Personat që kanë mbajtur armë dhe materie ekspozuese

-Persona zyrtar që nuk kanë realizuar obligimet e tyre të punës

Gjatë ditës deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas mbarimit të mbledhjes së Trupit Interpartiak për Pajtim, shtoi se ky Trup nuk ka të drejtë të jep kualifikime se kush duhet të fitojë amnisti, për atë do të vendosë gjykata në bazë të Prokurorisë Publike, që do të themelohen në dëshmitë që i posedon.

“Ne nuk vendosim. Ligji është i qartë, pas miratimit të tij çdokush ka të drejtë në afat prej 5-ditëve  të dorëzojë kërkesë për amnisti. Nuk hyjmë në atë se si do të vendosë më tej organi i kompetencave”, tha Remenski.

Ajo shtoi se nëse dikush nuk ndjehet fajtorë, nuk duhet të dorëzojë ankesë, mund ta tregojë pafajësinë e tij deri në fund të procedurës.

LEXO:Remenski: Nuk do të amnistohen organizatorët e 27-prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button