Deponia e egër me lindan kancerogjen në Draçevë do të rrethohet deri në fund të vitit

Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, në fund të vitit do të rrethojë hapësirën në Draçevë ku dyshohet se gjendet deponia e egër me 8.000 tonë lindan që rrjedh nga fabrika OHIS konfirmoi për “Meta”, Sekretaresha shtetërore në ministri, Ana Petrovska , përcjell Portalb.mk. 

Ajo thotë se pasi dje “Meta”, e publikoi lajmin për ekzistencën e deponisë së egër, u alarmua Qeveria dhe Ministria e pas kësaj është marrë vendimi që së pari të ndërmerret aksion për të vendosur gardh në atë lokacion, e pastaj të bëhet analiza e tokës.

– Për fat të mirë informacionet që u zbardhën dje dhe disi e alarmuan edhe qeverinë edhe ne si Ministri dhe në këtë moment do të ndërmerret aksion sipas nenit 42 të ligjit për mbetjet, që na autorizon ne si organ kompetent që edhe para se të dëshmohet rreziku, sepse ende nuk është dëshmuar, ndërsa për ta dëshmuar do të kemi nevojë për kohë dhe resurse, të paktën ta rrethojmë atë hapësirë që supozohet të jetë ai lokacion. Është në një zonë të pabanuar, por është afër një manastiri, ku fëmijët shkojnë në ekskursion. Me fjalë të tjera, ne si organ, deri në fund të vitit, e kemi për obligim ta rrethojmë këtë hapësirë dhe të vendosim tabelë të caktuar – thotë Petrovska.

Njëkohësisht, thekson Petrovska, do të dërgohet edhe njoftimi deri te Ministria e arsimit dhe shkencës, që derisa të mos përcaktuar ose të mos verifikohet rreziku, të mos organizojnë ekskursione për nxënësit atje.

– Analizat për testimi nëse vërtet ka lindan në tokë janë specifike dhe të shtrenjta. Vërtet nuk e di se ku mund të gjejmë buxhet për atë punë. Ne s’kemi buxhet për gjëra të tilla, por për shkak se kjo është shumë urgjente ose do të shohim me donatorë ose ma Ministrinë e financave për të gjetur fonde që të fillojmë analizën – thekson Petrovska.

Ajo në bisedë me “Meta”, thotë se informacione të pakonfirmuara për këtë deponi kanë ekzistuar që nga viti 2015, por për shkak të krizës politike aktivitetet për këtë problem u ndalën .

– Nga zyra e POPs (Persistent organic pollurtants) ndotësve organikë të qëndrueshëm, atëherë kishin dërguar një shkresë deri te kabineti dhe gjithçka u ndal. Ne, si një ministri, e kemi marrë detyrën, por atë detyrë nuk e morëm me shkallën e nevojshme të seriozitetit. Sepse deri tani asgjë nuk është ndërmarrë për këtë çështje, aq koha është pritur,ndërsa ne nuk ishin në dijeni për saktësinë e këtij informacioni, ne kemi marrë veprime – shton Petrovska.

“Meta”, dje publikoi se në rrethinën e Draçevës, në lokalitetin Pelenicë, ka një deponi ilegale në të cilën gjenden disa mijë tonë mbeturina toksike lindan. Deponia është e pashënuar, e parrethuar dhe nuk ka asnjë shenjë që informon se në atë vend ka mbeturina toksike kancerogjene që ndikon si edhe në mjedisin jetësor, por edhe në shëndetin e njeriut.
Lindani në këtë lokacion rrjedh nga fabrika OHIS dhe aty e kanë hedhur punëtorët para se OHIS-i të ndërtojë deponinë e madh dhe të vogël në territorin e fabrikës, ku vlerësohet se ka mes 40 – 50.000 tonë tokë të kontaminuar me lindan.

Lindani nga Shoqata ndërkombëtare e hulumtimit të kancerit është klasifikuar në substancat kancerogjene të Grupit 1 me prova të mjaftueshme se e shkakton limfomën e ne-Hoxhkin.
Ekspozimi ndaj lindanit mund të paraqitet nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara ose duke thithur ajër të ndotur me lindan. Ekspozimi kronik (afatgjatë) ndaj lindanit, me thithjen e tij, te njerëzit ndërlidhet me sëmundje të mëlçisë, të gjakut si dhe çrregullime të sistemit nervor, kardiovaskular, sistemit riprodhues dhe imunitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button