Politika e servilizmit të shqiptarëve në Maqedoni

Degradimi i pozitës kushtetuese të shqiptarëve filloi me miratimin e kushtetutës së parë pas pavarësimit të Maqedonisë e cila u miratua më 17 nëntor të vitit 1991 pa votat e deputetëve shqiptarë ,si dhe pa një përcaktim të qartë të veprimit të tyre lidhur me këtë kushtetutë . Nga ajo kohë, nga politikanë shqiptarë vazhdimisht ishte thënë se me anëtarësimin e Maqedonisë në organizma ndërkombëtarë, Maqedonia do të detyrohet që t’i avancoj të drejtat e shqiptarëve, por në të vërtetë u avancuan vetëm privilegjet e individëve të përshtatshëm për pushtetin. Trumbetimet e tilla fatkeqësisht po vazhdojnë edhe sot në stilin “gjuha është zyrtare, por është në proces ”, e “sapo të anëtarësohemi në NATO, kjo çështje do të zgjidhet”. Në vitin 2012, Ali A. tha se në këtë mandat po e sakrifikoj gjuhën për interpretimin autentik të ligjit për amnesti (rastet e Hagës të cilat u kthyen nga Haga për mungesë të provave); Në vitin 2014 qeveria VMRO-BDI që i kishin 2/3 si koalicion qeveritar, ishte propozuese e 7 amendamenteve për ndryshimin e kushtetutës, por në vend të zyrtarizimit të gjuhës shqipe na e afronin stemën me luan. Në mandatin e tashëm qeverisës, BDI dhe satelitët e saj, po e sakrifikojnë gjuhën shqipe,, për NATO,,- madje disa analistë “të pavarur” e profesorë universitarë , pa fije turpi me shumë vendosmëri e mbronin projektin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin nuk përfillen shqiptarët. Madje edhe kërkesat e opozitës shqiptare i kritikonin, pa ndonjë argument bazë, por sigurisht në këmbim të ndonjë privilegji të tyre nga i madhi i BDI-së Deklarimet se nuk kërkojmë zyrtarizimin e gjuhës shqipe janë idiotësi dhe hipokrizi e grupeve, të cilat për hipotekat e tyre ose për ndonjë privilegj, mohojnë të drejtën e natyrshme tëpopullit shqiptar. A thua edhe këta ,,profesorë” e “ analistë”, pas këtyre deklaratave e shohin veten në taborin e patriotëve dhe njerëzve të ditur? A thua e dinë këta që janë në pushtet dhe “analistë e ekspertë” rëndësinë e kushtetutës? Si harruan se kur shqiptarët kërkonin barazi me popujt tjerë në ish-Jugosllavi, ndër parullat kryesore në Kosovë gjatë demonstratave ishte parulla ,,Kushtetutë”?! A e dinë se në periudhën e fillimit të pluralizmit politik në disa mjete të informimit si: “Republika”, “Dielli”, “Alternativa”, e për shumë vite në,,Zëri i Kosovës,, etj.si i kanë etiketuar funksionarët politik të asaj kohe ? A e dini se me epitete negative ua keni tejkaluar gjithë parardhësve në politikë? Servilizmi i funksionarëve shqiptarë të sojit të Rrahman Morinës,Ali Sh.,Sinan Hasanit e shumë të tjerëve vazhdon ndaj pushtetit edhe në ditët e sotme . Si do që të jetë, mallkimit të historisë dhe gjeneratave të ardhme nuk do t’i shpëtoni as ju që në emër të lirisë u bëtë milionerë e shumë të përshtatshëm për çdo lloj qeverisje. Gjitha epitetet antikombëtare që më herët ishin për të tjerët tani merrni për vete,por të shumëfishuara. Kushtetuta është ligji themelor i shtetit, ndryshe është edhe fletëpronësi e qytetarëve të një shteti Pasi puna e disa partive shqiptare deri tash u pa, i mbetet obligim kombëtar opozitës shqiptare të mos lejoj ,që shqiptarët të mbeten pa hise në shtetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button