UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është deklaruar për kërkesat e studentëve shqiptarë të Maqedonisë të parashtruara në protestën që u mbajt sot në Tetovë. Nga lista e kërkesave, nga UEJL deklarojnë se me studentët mund t’i trajtojnë 2-3 elemente, duke mos precizuar se cilat janë ato, transmeton Portalb.mk.

“Në parim Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i ka patur dhe vazhdon t’i ketë në qendër të vëmendjes studentët, të cilët paraqesin palën me të rëndësishme të Universitetit. Në natyrën e Misionit të vet, si dhe në bazë të statusit specifik të organizimit dhe funksionimit të tij, UEJL ka komunikim interaktiv me studentët, duke i pasur edhe pjesë përbërëse në të gjitha organet e veta, që nga njësitë bazë akademike e deri në organet më të larta qeverisëse. Në formatin e funksionimit të tyre të pavarur, konsiderojmë se gjithmonë kërkesat dhe shqetësimet e studenteve janë dhe mbeten edhe tonat. Asnjë funksionim nuk është i perfeksionuar dhe gjithmonë ka hapësirë për të u bërë më i mirë. Mbështesim kërkesat e studentëve në natyrën dhe kapacitetin e sistemit të funksionimit të Universitetit si specifik dhe i veçantë, nga statusi i tij e deri te veprimi. Nga e gjithë lista e kërkesave, ka 2-3 elemente, që ne mund t’i trajtojmë së bashku me studentët”, thuhet në përgjigjen e UEJL-it.

LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve

LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)

Reagimi vjen pasi që sot në Tetovë kanë protestuar rreth qindra studentë të cilët kanë parashtruar 13 kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeverisë së Maqedonisë, Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglinore dhe Universitetit Nëna Terezë.

Kërkesat janë siç vijojnë më poshtë:

1. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dymujore nga Universiteti i Tetovës në vlerë prej 50 euro.
* Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj për 50%.
* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.

2. Të financohet ekskursioni profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.

3. Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar.

4. Furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët.

5. Publikimi i statutit të Universitetit të Tetovës dhe raport-vlerësimi i evoluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universiteteve.

6. Statuti i Parlamentit Studentor të jetë në faqen e universitetit. Parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partia politike.

7. Largimin e profesorëve të denoncuar për kryerje të ndonjë vepre penale brenda institucioneve arsimore.

8. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore?

9. Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtëzimi i tyre me akte të turpshme në këmbim note.

10. Kërkojmë nga Revizioni Shtetëror, Komisioni për Antikorrupsion, Inspektorati i Arsimit dhe Policia Financiare që të hetojnë çdo shpenzim të buxhetit të universiteteve që plotësohet nga studentët dhe taksapaguesit.

11. Kuadri universitar të marrë mbi vete ndryshimin e plan programeve mësimore, diskriminuese, në të gjitha nivelet e arsimit shqip.

12. T’u ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike.

13. Kërkojmë urgjentisht të çlirohen universitetet nga nepotizmi i skajshëm. Në vend të familjarëve, të punësohen profesorë të kualifikuar që do punojnë për interesin e studentëve, e jo për qëllime personale-familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button