Messi fitoi “Këpucën e Artë” për herë të pestë

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për herë të pestë në karrierë për sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë çmim sulmuesi i Barcelonës, Messi barazohet me Cristiano Ronaldo-n.

Messi sezonin e kaluar shënoi 34 gola në ligën spanjolle për të çuar Barcelonën drejt titullit. Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah ishte golashënuesi i dytë kryesor i ligave të Evropës me 32 gola në Angli.

Messi po ashtu fitoi këtë çmim në vitin 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50), 2012-13 (46) dhe 2016-17 (37).

Messi (31 vjeç) është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Barcelonën, ku në 655 ndeshje ka shënuar 572 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button