fbpx

U ndanë statuetat për “Sipërmarrësin e vitit 2018”

“Sipërmarrësi llogaritet si faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike e cila ndihmon në hapjen e bizneseve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, zgjerimin e tregjeve dhe nxitjen e aftësive të reja. Dhe po këto kompani të vogla dhe të mesme në Evropë çdo vit nxisin më shumë se 4 milionë vende të reja pune” deklaroi ministri Bekteshi në hapjen e edicionit të 12-të të manifestimit tradicional “Sipërmarrësi i vitit 2018” ku u ndanë dhe çmimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni.

Në përputhje me Bashkimin Evropian më saktësisht me Strategjinë e rritjes “Evropa 2020”, ku si iniciativë e veçantë qëndron mbështetja e NVM-ve dhe Sipërmarrësisë, ministri Bekteshi, hodhi vështrim mbi programin vjetor për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi në kuadër të Ministrisë së ekonomisë, qëllimi i së cilave është krijimi i një klime nxitëse për hapjen e ndërmarrjeve të reja dhe përforcimin e atyre ekzistuese mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës institucionale për të mbështetur bizneset dhe për të forcuar frymën sipërmarrëse.

“Këtë vit nga ky program financiarisht janë mbështetur rreth 138 kompani, 19 artizanë, 9 projekte të fondacioneve, shoqata të qytetarëve dhe oda të zanateve të cilët kanë plotësuar kushtet për masat nga ky program. Me mbështetjen e NVM-ve dhe sipërmarrjes në Maqedoni, do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm, duke hapur mundësi të reja për të gjithë ju që të merrni mbështetje për të realizuar aktivitetet e juaja të biznesit. Kjo mbështetje do t’ju inkurajojë dhe do t’ju jep motiv shtesë për t’ju haur mundësi të reja në biznes, dhe pse jo për të pushtuar tregje të reja “,u shpreh Bekteshi.

Në emër të Lidhjes së Odave tregtare të Maqedonisë, para të pranishmëve foli edhe kryetarja Danela Arsovska e cila duke iu referuar kritereve strikte për zgjedhjen e  sipërmarrësit të vitit, theksoi numrin e madh të kompanive që arritën të përmbushnin kriteret.

Lazar Nedanovski nga Fondacioni i Maqedonisë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve, e cila këtë vit shënon edhe 20 vjetorin e punës së tij, paraqiti procedurën për zgjedhjen e sipërmarrësit të vitit, sipas të dhënave nga Regjistri Qendror i Maqedonisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, theksoi rolin e kësaj dhome në mbështetjen e NVM-ve dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të saj në përmirësimin e klimës së biznesit dhe lehtësimin e kushteve për të bërë biznes në vend, si dhe në pjesën e promovimit e kompanive vendase në tregjet e huaja.

Përzgjedhja e ndërmarrjeve më të mira u bazua në 4 kritere që duhet të përmbushen nga kompanitë në 3 vitet e fundit: rritja e vazhdueshme e numrit të të punësuarve, rritja e të ardhurave, përfitimet dhe investimet. Prej 112 ndërmarrjeve të vogla dhe mikro që i plotësuan këto kritere, 2 ndërmarrje të vogla dhe 2 mikro iu ndanë statueta.

Çmimin e parë në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla e mori Valon Kupa nga “Evita Group” nga Dibra, e cila është një nga kompanitë kryesore në Maqedoni për shërbime profesionale konsulence për biznes, menaxhimin e projekteve, transportit dhe logjistikës, ndërtimin e kapaciteteve, zhvillimin e start-up kapaciteve, si dhe oferta të teknologjisë për klientët në sektorin privat. Shpërblimin e dytë në kategorinë e njëjtë e mori Filip Ristevski i marketing agjencisë “Pixel” nga Shkupi, e cila punon në krijimin e dizajnëve të reja, faqe të internetit të avancuara teknologjikisht dhe komunikim unik dixhital në të gjitha kanalet e marketingut.

Në kategorinë e ndërmarrjeve mikro ,i shpërblyeri i parë është Sashko Andonov nga “Tekko Net” nga Koçani, kompani që program primar ka programimin kompjuterik dhe e-commerce development dhe rrjet zhvillimor i partnerëve lokalë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi. Çmimi i dytë shkoi tek Aleksandar Biljanovski nga “Moe studio Dadar” nga Shkupi, sallon bukurie që ka punuar me sukses për 10 vjet, duke përdorur metodat më të fundit dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button