Holanda dhe Maqedonia shënuan 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Ambasada e Holandes e ka shënuar 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes  Holandës dhe Republikës së Maqedonisë, të vendosura më 16 dhjetor 1993 me shkëmbimin e notave diplomatike mes ministrave të atëhershëm Të Punëve të Jashtme, Peter Kojmans dhe Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

“Holanda mbetet mik i fortë i Maqedonisë. Miqtë e vërtetë gjithmonë do të jenë të sinqertë me ju dhe njëkohësisht do t’jua ofrojnë ndihmën e vetë. Sepse duam ta shohim Maqedoninë si partnerin tonë direkt dhe të drejtë në BE dhe NATO”, deklaroi ambasadori, Vauter Plomb duke i falënderuar paraprijësit e tij, ekipin e ambasadës dhe shoqërinë maqedonase që e ka bërë Maqedoninë amvis të vërtetë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore dhe ndihmën e qeverisë holandeze në 25-vitet e kaluara.

“Holanda është mik që gjithmonë në mënyrë direkte i tregon gjërat që duhet të thuhen. Nëse i dëgjojmë, së bashku me miqtë tanë nga Holanda mund të sigurohemi se Maqedonia do të fillojë të lulëzojë me fillimin e tregimit evropian”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button