Me iniciativë të “Nëna dhe Fëmija”, “Daikin” dhuroi pastrues të ajrit në tre kopshte në Shkup, Gostivar dhe në Spitalin e Tetovës

Me iniciativë të OJQ “Nëna dhe Fëmija”, kompania e prodhimit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar “Daikin” dhuroi pastrues të ajrit në tre kopshte në Shkup dhe Gostivar dhe në spitalin klinik të Tetovës. Duke marrë parasysh nivelin e ndotjes së ajrit në zonën ku janë të vendosura këto institucione, pastrues të ajrit kanë pranuar kopshti  “Koço Racin” dhe “Majski Cvet” në Shkup, “Detska Radost” në Gostivar si dhe departamenti për gjinekologji dhe obstetrikë në spitalin e Tetovës.

“Përzgjedhja e institucioneve është bërë në bazë të raporteve të pranuara nga komunat, se cilat pjesë të këtyre qyteteve janë më të ndotura. Ne planifikojmë të vazhdojmë me aktivitete të ngjashme duke pasur parasysh se ndotja është alarmante, dhe kompania jonë kujdeset për shëndetin e qytetarëve, sidomos për kategorinë më të rrezikuar, fëmijët”, thotë ekipi menaxhues i “Daikin”.

Përgjegjësia sociale dhe kujdesi për bashkësinë lokale janë thellësisht të rrënjosura në praktikën e kompanisë dhe aktivitetet zhvillohen brenda fushatës bamirëse “Daikin për jetë” (Daikin for life) që zbatohet në të gjithë Evropën. Ky nuk është donacioni i parë i kompanisë në vend dhe në rajon.

“Vitin e kaluar kemi pajisur departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës në spitalin e Gostivarit me shtatë kondicionerë të ajrit, të cilat janë të instaluara në dhomat ku janë të vendosura nënat dhe foshnjet. “Daikin” në Maqedoni është një përfaqësues i brendit edhe në Shqipëri dhe Kosovë, kështu që ne kemi pasur veprime të suksesshme edhe atje. Në vitin 2016 në Tiranë kemi dhuruar fonde për një projekt që është realizuar nga UNDP, bëheshte fjalë për ndërtimin e një parku të veçantë, për fëmijët me nevoja të veçanta”,  tha kompania.

Atdheu i “Daikin” është Japonia, vendi ku fillon e gjithë historia, dhe tani brendi është i njohur për cilësi të lartë me çmime të përballueshme. “Daikin Central Europe”, pjesë e së cilës është edhe Maqedonia, posedon një rrjet të fuqishëm të 17 kompanive bijë, katër zyra të shitjes dhe një rrjet të gjerë të dilerëve të pavarur dhe kontakteve për shitje, në më shumë se 50 vende në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button