Takimi Osmani-Çamba: Maqedonia si dhe Ballkani në përgjithësi kanë pritje të mëdha nga kryesimi i Rumanisë me BE-në

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti zakim me ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Maqedonisë në prag të marrjes së Kryesimit me Këshillin e BE-së nga ana e Rumanisë nga janari i vitit 2019.

Në takim u hapën temat për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe roli i Rumanisë, në veçanti gjatë kohës së kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së nga gjysmë vjetori i vitit të ardhshëm.

“Romania është mbështetësi i kamotshëm i Republikës së Maqedonisë, në veçanti për integrimet tona evropiane dhe euro –atlantike, edhe kjo vizitë e sotshme, në më pak se një muaj nga marrja udhëheqësisë të BE-së nga ana e Rumanisë, paraqet tregues të qartë për mbështetjen që presim gjatë kohës së kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së” , theksoi Osmani gjatë takimit.

Në vazhdim Osmani referoi për progresin e implementimit të marrëveshjes së Prespës për Planin18 dhe rolin e mbajtjes së impulsit reformues pozitiv të imponuar me Planin 3-6-9, si dhe për aktivitetet tjera reformuese lidhur me implementimin e rekomandimeve të BE-së dhe organet përkatëse. “Në samitet evropiane në korrik të vitit të ardhshëm, në skadimin e mandatit të kryesimit të Rumanisë me BE-në presim konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave me të cilën Rumania do të shkruhet në historinë e Maqedonisë si vend nën udhëheqjen e së cilës BE do ti fillojë negocitat me vendin”,  theksoi Osmani.

Dy bashkëbiseduesit gjatë takimit këmbyen mendime edhe për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, për perspektivat euro- atlantike të gjithë Ballkanit, si element thelbësor në drejtim të stabilitetit të rajonit, si dhe në përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit të gjithë Evropës, ku dhe Zëvendëskryeministri Osmani shprehu shpresën se interesi i deritanishëm i Rumanisë për Ballkanin do të vazhdojë me tempo më fortë, në veçanti në gjysmë-vjetorin e parë të vitit të ardhshëm gjatë kryesimit të tyre me Këshillin e BE-së në drejtim të verifikimit të perspektivave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button