Remenski: Nuk do të amnistohen organizatorët e 27-prillit

“Nuk do të amnistohen personat që kanë qenë organizatorë të ngjarjeve të 27-prillit. Këtu hyjnë personat që kanë pasur armë, personat që kanë hyrë me maska, ata që kanë kryer dhunë dhe personat zyrtarë dhe i kanë shkelur autorizimet”, tha deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas mbarimit të mbledhjes së Trupit Interpartiak për Pajtim, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se anëtarët e këtij Trupi i kanë miratuar qëndrimet rreth draft-ligjit i cili deri sonte do të hyjë në procedurë kuvendore. Ajo tha se ligji nuk fokusohet në atë se cilët persona  do të amnistohet, por cilat veprat që nuk do të hyjnë.

“Veprat në lidhje me kërcënimin terroristik dhe shoqërim për shkak të veprimtarisë armiqësore nuk hyjnë në këtë vendim ligjor”, tha Remenski.

Ajo shtoi se ky Trup nuk ka të drejtë të jep kualifikime se kush duhet të fitojë amnisti, për atë do të vendosë gjykata në bazë të Prokurorisë Publike, që do të themelohen në dëshmitë që i posedon.

“Ne nuk vendosim. Ligji është i qartë, pas miratimit të tij çdokush ka të drejtë në afat prej 5-ditëve  të dorëzojë kërkesë për amnisti. Nuk hyjmë në atë se si do të vendosë më tej organi i kompetencave”, tha Remenski. Ajo shtoi se nëse dikush nuk ndjehet fajtorë, nuk duhet të dorëzojë ankesë, mund ta ptregojë pafajësinë e tij deri në fund të procedurës.

LEXO: Nuk ka amnisti të plotë për 27-prillin, organizatorët dhe dhunuesit do të përgjigjen, është përgatitur propozim ligji për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button