fbpx

Në KS të OKB-së, Thaçi i përmendi masakrat e dhunimet e kryera nga Serbia në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas diskutimit për Ushtrinë e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është përkujdesur që edhe një herë t’ia rikujtojë presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe shteteve anëtare krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë.

“Nuk duhet të mohojmë të kaluarën, dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrim i historisë, duhet të shikojmë pa drama pa teatro dhe të shihet realiteti”, ka thënë Thaçi.

Tutje presidenti ka përmendur në shifra të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë, transmeton Kallxo.com.

“Shteti i Serbisë ka vrarë 13.550 civilë shqiptarë, janë dhunuar 20.000 femra shqiptare, për këto asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar, 1 milion shqiptarë të dëbuar me dhunë, 40% shkatërrime, 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar”, tha ai.

Presidenti po ashtu ka thënë që beson që lufta e Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftëtarët nuk kanë devijuar nga rruga e tyre.

“Në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për spastrimin etnik, për masakrat në Kosovë. Unë besoj në luftën e drejtë sikur që në të njëjtën  kohë nuk e kontestoj që ndonjë qytetar ka devijuar nga besnikëria e ushtrisë’, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button