Lideri Kurti: Thaçi tregoi se ka dalur nga vetmia e madhe dimërore

“Në fjalimin e tij të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Thaçi tregoi se ka dalë nga vetmia e madhe dimërore”, kështu e ka filluar shkrimin në rrjetin social “Facebook”, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti për fjalimin e mbrëmshëm të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi është duke iu kthyer retorikës së verës, duke folur për vendime të vështira dhe duke shmangur integritetin territorial.

“Pra, Thaçi po i kthehet gjuhës së verës 2018, para protestës madhështore e masive të 29 shtatorit, po i kthehet kohës kur fliste për ‘kompromis të dhimbshëm’ dhe ‘korrigjim të kufijve’. Vëreni me kujdes, tash flet sërish për ‘vendime të vështira’ dhe kundërshton atë që e quan ‘shkëmbim popullatash’, por nuk flet për integritet territorial dhe nuk kundërshton shkëmbimin territorial dhe as ndarjen e Kosovës. Votimi i të shtunës mbrëma në Kuvendin e Kosovës mban përgjegjësi historike për rikthimin e Thaçit dhe të pazarit të tij me Serbinë në kurriz të shtetit dhe territorit të Kosovës”, shkruan më tej Kurti.

LEXO: Në KS të OKB-së, Thaçi i përmendi masakrat e dhunimet e kryera nga Serbia në Kosovë
LEXO: Thaçi në OKB: Ushtria do të sjellë më shumë paqe, nuk do të kërcënojë askënd

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button