Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)

Me thirrje për depolitizim, transparencë dhe të drejtësi nëpër universitete, qindra studentë sot kanë protestuar në Sheshin “Ilira” të Tetovës, duke kërkuar që universitetet shqiptare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe kryeministri Zoran Zaev, të ua plotësojnë 13 kërkesat e tyre, raporton Portalb.mk.

LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët

“Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat”, me këtë dhe qindra pankarta tjera studentët sot kërkuan nga autoritetet që t’ua plotësojnë kërkesat e tyre të cilat janë për  “për të drejta të studentëve”, “kundër korrupsionit”,“depolitizim të universiteteve”, por edhe çështjeve tjera me të cilat përballen studentët.

“Konkretisht janë 14 kërkesa që duhet të plotësohen pa dialog, organizatorët e kësaj proteste janë vetë studentët”, tha një student derisa po protestonte.

“Ne jetojmë në demokraci, por nuk shohim se ka demokraci në këtë shtet, pasi që studentët nuk kanë të drejtë ta ngrenë zërin”, deklaroi një student tjetër.

Kërkesat e tyre kryesisht janë për largim të disa taksave, të cilat sipas tyre, janë absurde dhe e rëndojnë shumë buxhetin e studentëve, por edhe rritjen e cilësisë së arsimit, gjegjësisht depolitizimin e saj.

Siç thanë studentët, ata do të vazhdojnë me protesta derisa nuk plotësohen kushtet, ndërkaq është paralajmëruar që nesër studentët t’i bojkotojnë ligjëratat.

Protestat nuk kanë organizatorë formal, por sipas studentëve organizatorë janë vetë studentët. Protesta ka ardhur si mbështetje e protestës së Shqipërisë, por kërkesat kanë dalë nga gjendja e arsimit të lartë në Maqedoni. Formati i kësaj proteste është i ngjashëm me ato të Shqipërisë, ku mijëra studentë po protestojnë rrugëve të Tiranës për t’ua plotësuar 8 pikat që ia kanë ua kanë parashtruar autoriteteve të atjeshme. Sikur studentët e Shqipërisë edhe studentët që sot protestuan në Tetovë kërkojnë që kushtet e parashtruara të plotësohen pa dialog.

Kërkesat janë siç vijojnë më poshtë:

1. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dymujore nga Universiteti i Tetovës në vlerë prej 50 euro.
* Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj për 50%.
* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.

2. Të financohet ekskursioni profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.

3. Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar.

4. Furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët.

5. Publikimi i statutit të Universitetit të Tetovës dhe raport-vlerësimi i evoluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universiteteve.

6. Statuti i Parlamentit Studentor të jetë në faqen e universitetit. Parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partia politike.

7. Largimin e profesorëve të denoncuar për kryerje të ndonjë vepre penale brenda institucioneve arsimore.

8. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore?

9. Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtëzimi i tyre me akte të turpshme në këmbim note.

10. Kërkojmë nga Revizioni Shtetëror, Komisioni për Antikorrupsion, Inspektorati i Arsimit dhe Policia Financiare që të hetojnë çdo shpenzim të buxhetit të universiteteve që plotësohet nga studentët dhe taksapaguesit.

11. Kuadri universitar të marrë mbi vete ndryshimin e plan programeve mësimore, diskriminuese, në të gjitha nivelet e arsimit shqip.

12. T’u ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike.

13. Kërkojmë urgjentisht të çlirohen universitetet nga nepotizmi i skajshëm. Në vend të familjarëve, të punësohen profesorë të kualifikuar që do punojnë për interesin e studentëve, e jo për qëllime personale-familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button