Armëpushimi në Jemen u prish pak kohë pas hyrjes në fuqi

Armëpushimi në luftën e Jemenit u prish pak minuta pas hyrjes në fuqi, thanë zyrtarët pro-qeveritarë.

Palët ndërluftuese kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi që do të zbatohej në qytetin port të Hudejdes, nisur nga mesnata, sipas kohës lokale, transmeton REL.

Por, ka njoftime për përplasje sporadike midis rebelëve Huthi dhe forcave pro-qeveritare në qytet, i cili është një rrugë jetike për ndihma.

Kryengritësit thuhet se bombarduan forcat qeveritare në Hudejdën lindore.

Një zyrtar pro-qeveritar i tha AFP-së se përleshjet vazhdojnë.

Marrëveshja për armëpushim është arritur javën e kaluar në bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara, që janë mbajtur në Suedi.

Lufta në Jemen ka nisur qysh në vitin 2014.

Mijëra njerëz janë vrarë, ndërsa mbi 20 milionë kanë nevojë për ndihma humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button