Qeveria gati në gjysmë të mandatit, ndërsa kryeministri paralajmëron Komisionin të ri për antikorrupsion

Kryeministri Zoran Zaev në një ngjarje televizive njoftoi se zgjedhja e Komisionit të ri anti-korrupsion do të ndodh në afat më të shkurtër të mundshëm,  që paraqet deklaratë jokonsekuente, nëse merret parasysh fakti se LSDM si parti opozitare njoftoi format të ri të Komisionit antikorrupsion në gjashtë muaj e parë të zgjedhjes së qeverisë së re, por kjo nuk ndodhi edhe pse kaluan 18 muaj.

Edhe Qeveria dhe politika shfaqin dëshirë që kjo të përfundojë dhe do të përfundojë në një periudhë më të shpejtë të mundshme. Parlamenti sapo të miratojë ligjin e ri do të zgjidhen edhe anëtarët e komisionit për antikorrupsion dhe do të formohet trupi me një legjislativë të re, i cila tërësisht është në koordinim me komisionin e Venecias, delegacionin evropian…

Përkrah zhvillimit në procesin e integrimit, një prej premtimeve kryesore të LSDM-së me të cilat erdhi në Qeveri ishte edhe themelimi i shtetit ligjor dhe luftës së pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Në atë drejtim, socialdemokratët si opozitarë njoftuan edhe formatin e ri të Komisionit anti-ikorrupsion, i cili me kompetenca të përforcuara dhe me instrumente, me të vërtetë do të luftojë krimin dhe korrupsionin. Fundja, ky veprim ka qenë pjesë edhe e programit parazgjedhor të LSDM-së.

Do të propozojmë format të ri për një Komision të vërtetë anti-korrupsion, me qasje deri te të gjithë institucionet dhe informacionet, mandat të fortë dhe përbërje të pavarur, thuhet në faqen 233 nga programi parazgjedhor i LSDM-së në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 të titulluar si “Plani për jetë në Maqedoni“. 

Nisur nga kjo, ky premtim është pjesë edhe e “Planit 180”, i cili përfshinë reformat urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë.

Nëse merret parasysh se Kuvendi zgjodhi Qeverinë aktuale me 31 maj të vitit 2017, Qeveria është dashur të paktën të vazhdojë formatin e ri të komisionit anti-korrupsion deri në fund të vitit të kaluar. Por, tashmë kanë kaluar 18 muaj nga zgjedhja e qeverisë aktuale, as nuk është propozuar koncepti i ri mbi cilat baza do të formohet Komisioni i ardhshëm  anti-korrupsion, as nuk duket se së shpejti do të formohet një grup i këtij trupi rregullues.

Në vend të kësaj, shteti tashmë 8 muaj funksion praktikisht pa komision për anti-korrupsion, duke pasur parasysh se në mars të këtij viti pesë persona nga gjithsej shtatë anëtarë të Komisionit dhanë dorëheqje pas skandalit për keqpërdorim të mjeteve financiare. Më saktë, revizioni nga ana e Drejtorisë për të Hyra Publike mbi punën e përbërjes së mëparshme të anëtarëve për antikorrupsion tregoi se atyre ju paguhen shpenzimet rrugore mbi baza të urdhra të pabesueshëm për udhëtim, me çka ato dhanë dorëheqje, edhe pse pretenduan se rasti është i urdhëruar.

Përndryshe, kryeministri Zaev në emisionin “360 shkallë”, të emetuar në televizionin Alsat M me 16.11.2018, relativizoi faktin gjë në vend më shumë se gjysmë viti nuk ka asnjë Komision për Antikorrupsion, duke theksuar se vendi më parë ka pasur një trup të tillë formal, por nuk ka dhënë rezultate. Njëkohësisht, ai theksoi se Qeveria tashmë ka miratuar dhe ka dorëzuar në Kuvend procedurën e ligjit të ri për antikorrupsion, mbi baza me të cilat është formuar edhe Komisioni i ri për anti-korrupsionit.

Edhe Qeveria wdhe politika shfaqën dëshirë që kjo të përfundojë dhe do të përfundojë në një periudhë më të shpejtë të mundshme. Parlamenti sapo të miratojë ligjin e ri do të zgjidhen edhe anëtarët e komisionit anti-korrupsion dhe do të formohet trupi me një legjislativë të re, i cila tërësisht është në koordinim me komisionin e Venecias, delegacionin evropian. Janë ngulitur të gjithë dobësitë që kemi hasur më parë, e kemi kapërcyer me Këshillin për reforma në debate dhe do të jetë legjislacion i mirë për antikorrupsion të suksesshëm”deklaroi Zaev në “360 shkallë” (prej minutës 51,50 deri në 52,22 të videos). 

Në këtë rast, kryeministri theksoi që kur ishte e sigurt se nuk do të sigurohet dy e treta e shumicës për inicim të procedurës për ndryshim të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Greqisë, Qeveria ka marr vendim politik dhe ka ngritur procedurë në parlament për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Komisionit për Anti-korrupsion sipas ligjit ekzistues. Megjithatë, më vonë u sigurua shumica e nevojshme, zgjedhjet e jashtëzakonshme dolën prej rendit ditor, andaj edhe ky proces u ndërpre.

Përsëri, deklarata e Zaev se së shpejti do të formohet komision i ri anti-korrupsion pasi që Kuvendi do të votojë ligjin e ri anti-korrupsion, u dhanë premtime nga LSDM dhe njoftime edhe nga përfaqësuesit e tyre se do të propozojnë format të ri të Komisionit deri në fund të vitit 2017, gjithë vitin 2018 jo vetëm që nuk ka Komision të ri anti-korrupsionit, por nuk ka asnjë komision për verifikim të treguesve për korrupsion të funksionarëve të lartë.

Burimi: Vërtetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button