Pacolli i kërkon BE-së ta penalizojë Serbinë

Zëvendësministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli në takimin e MSA në Bruksel, ka theksuar se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstrukcionet e saj kundër Republikës së Kosovës. Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm “, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button