Shkarkohet kryetari i Kushtetueses së Shqipërisë, nuk justifikon pasurinë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK të konfirmimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke e shkarkuar nga detyra.

Pavarësisht se ishte konfirmuar në detyrë në muajin qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Bashkim Dedja, iu nënshtrua për herë të dyte testit te Vettingut pas ankimimit të Komisionerit Publik, transmeton Koha.net.

Komisioneri Publik argumentoi se Dedja ka deklarime të pasakta pasurie, fshehje të saj si dhe nuk justifikon dot pasurinë me të ardhurat e tij.

Konkretisht për blerjen e një apartamenti 98 m2 në Tiranë në vitin 1997 ka pasaktësi dhe mospërputhje të deklaratave ndër vite lidhur me çmimin e blerjes. Sa i takon së njëjtës pasuri, subjekti ka deklaruar se e ka blerë së bashku me të vëllanë, por sipas komisionerit publik asnjëri prej tyre nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme që e justifikojnë këtë blerje.

Po ashtu lidhur me një apartament 146 m2 dhe garazh 15.25 m2 po në Tiranë, komisioneri publik shprehet se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe dokumentacionit që ta justifikojnë blerjen e pasurisë.

Nga ana tjetër dyshohet për fshehjen e një apartamenti 60 m2 në Golem, që Dedja e kishte deklaruar vetëm në përdorim, por ku kontrata e furnizimit me energji rezulton ne emër të tij.

Bashkim Dedja e kaloi me sukses procesin e Vettingut më 13 qershor, ndërsa Komisioneri Publik ankimoi vendimin më 26 korrik bazuar në rekomandimin e ONM, sipas të cilit Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

KPA vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button