Tre të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviçit mbeten në paraburgim

Tre serbët e dyshuar për përfshirje në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviç në janar të këtij viti mbeten në paraburgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të aprovoi sërish kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq të vazhdojnë që mbeten në paraburgim deri më 23 dhjetor.

Ky vendim është marrë të hënën nga Gjykata Themelore pas kthimit në rivendosje të vendimit të mëhershëm nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.1, me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.1 dhe me nenin 187 par.1 nën par1.2.3.

Të pandehurit N.S, M.R dhe D.M dyshohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se kanë marr pjesë në vrasjen e të ndjerit O.I”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan “Zeri.info”.

Ndërkohë pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësit e tre të dyshuarve e kanë quajtur turp kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientëve të tyre.

Tre të dyshuarit Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq janë arrestuar më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë ata vazhdojnë të mbeten në paraburgim.

Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq dyshohen për përfshirje në veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa Dragisha Markoviq dyshohet për veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviç është qëlluar për vdekje në janar të këtij viti afër zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button