Kumanovë : Në pikë të ditës vidhen stoli ari në vlerë prej 10.000 euro

Në qytetin e Kumanovës, dje në pikë të ditës hajnat kanë arritur që nga një shtëpi të vjedhin stoli ari në vlerë prej 10.000 euro.
    
Vjedhja ka ndodhur rreth mesdite, në rrugën “ Teofan Ekonomov”, në momentin kur në shtëpi s’ kishte askush. Hajni apo hajnat nëpërmjet dritares janë futur në shtëpi dhe kanë marrë të gjitha stolitë e arit.
    
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e SPB të Kumanovës, kurse po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button