Ibrahimoviç do të qëndrojë në SHBA

 Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç i cili luan për ekipin e Ligës së parë amerikane në futboll (MLS) në Los Angeles Galaxy, ka njoftuar se do të qëndrojë në ekip pavarësisht pohimeve për transferimin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ibrahimoviç, në një postim me etiketimin “zLAtan” në llogarinë e tij në rrjetet sociale në të cilën bashkohen shkronjat LA të Los Angeles-it dhe emrit të tij ka thënë: “MLS, ende nuk kam mbaruar punë me ty”.

Golashënuesi 37 vjeçar në këtë mënyrë u ka dhënë fund thashethemeve se ai do të vazhdojë karrierën e tij në ligat evropiane kryesisht tek klubi i vendit të tij Malmö.

Ai gjatë periudhës sa ka laujtur tek Los Angeles Galaxy ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 7 asiste në 27 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button