Deponi e pashënuar me 8.000 tonë lindan kancerogjene nga OHIS-i e helmon rrethinën e Draçevës

Në afërsi të Draçevës, në lokacionin Pelenicë, ekziston një deponi ilegale me disa mijëra mbetje toksike lindan, vërtetojnë për “Meta” nga Ministria e mjedisit jetësor. Deponia është e pashënuar, e parrethuar dhe nuk ka asnjë shenjë që informon se në atë vend ka mbeturina toksike kancerogjene që ndikojnë si në mjedisin jetësor ashtu edhe në shëndetin e njeriut,  transmeton Portalb.mk.

Lindani në këtë lokacion vjen nga fabrika OHIS dhe aty e kanë hedhur punëtorët para se ta bëjnë deponinë e madhe dhe të vogël në territorin e fabrikës, ku vlerësohet se ka në mes 40-50.000 ton tokë të kontaminuar me lindan.

Eko-aktivistët nga O2 Iniciativa  thonë se, sipas gjetjeve të tyre, në atë sipërfaqe janë hedhur rreth 8,000 tonë lindan .

– Lindani është nga fabrika OHIS, ndërsa informacionin e kemi prej punonjësve të fabrikës. Deponia nuk është e shënuar siç duhet dhe nuk ka fare informata që do të tregonin se aty ka substancë toksike dhe se njerëzit nuk guxojnë të lëvizin aty. Vitin e kaluar dhe këtë verë MMJPH e ka ndarë informacion me QMK që të bëhet shënimi, gjegjësisht rrethimi i hapësirës është marrë vendim se atje nuk guxojnë të qarkullojnë njerëz, por deri më sot kjo punë nuk është bërë. Shumë ekskursione shkollore shkojnë pikërisht në Pelenicë, qjë që duhet të ndryshojë, thotë Tatjana Çakulev nga “O2 Iniciativa”.

Se ka një deponi në të cilën mbase ka lindan për “Meta” e konfirmon edhe Suzana Andonova nga zyra e POPS, (Persistent organic pollutants) ndotës të qëndrueshëm organik në Ministrinë e mjedisit jetësor.

– Informacioni rrjedh nga disa punonjës në OHIS, të cilët e dinin saktësisht vendi ku e kanë derdhur lindanin dhe kjo bërë në mënyrë të njëpasnjëshme deri sa e kishin kuptuar se sasia do të jetë shumë e madhe dhe se s’do të mund të vazhdojnë të depozitojnë mbetjet aty. Pastaj në bashkëpunim me kompaninë gjermane, që e kishte lëshuar ​​licencën për prodhimin e lindanit, kishin vendosur të ndërtojnë pishinë nga betoni për depozitim në rrethin e OHIS-it. Pra, depozitimi i sasive të paligjshme në fakt është bërë në periudhën kur askush nuk e ka ditur se lindani ishte aq toksike, por e kanë konsideruar si pluhur të zakonshëm dhe nuk e kanë ditur se me të duhet të punohet me kujdes. Për fat të mirë ata janë mobilizuar në kohë se nuk duhet të vazhdojnë depozitimin atje”, thotë Andonova.

Ajo mendon se së pari duhet të merren disa mostra, të bëhet identifikimi i saktë  se çka ka në tokë, e pastaj në mënyrë të përshtatshme të shënohet dhe të vendoset gardh në atë territor dhe shenjë për rrezik për njerëzit, që të mos shkojnë atje.

– Duhet të formohet ekip, i përbërë nga më shumë institucione, dhe të dilet në terren. Ekzistojnë ekipe të ekspertëve nga Ministria e mbrojtjes, MPB që punojnë me armë kimike, biologjike, materiale të rrezikshme të cilat mund të ndihmojnë në atë pjesë. Ne si një ministri, nuk kemi kapacitete dhe ekip ekspertësh që din si të dalin në terren,  me pajisje të plotë mbrojtëse dhe të punojnë me atë. Ato duhet të jenë njerëz të trajnuar, e në ministri nuk kemi departament të tillë në shërbim, as ekip operativ që mund të del në terren, të gërmojë dhe të kryejë testime, “thotë ajo.

Andonova për “Meta”, vuri në dukje edhe një tjetër problem me lindanin, e kjo është depozitimi i paligjshëm i sasive më të vogla në stalla të individëve, të cilët  lindanin e përdorin si insekticid, ndërkohë që nuk e dinë se është substancë kancerogjene.

– Më parë ata e kanë përdorur lindanin si mjet kundër morrave dhe pleshtave. E kanë blerë shumë kohë më parë, ndërsa nuk e dinë se është aq i rrezikshëm dhe ende përdorin – shton Andonova.

Lindani nga Asociacioni ndërkombëtar për hulumtim të kancerit klasifikohet në grupin 1 të substancave kancerogjene, me prova të mjaftueshme se e shkakton limfomën e ne-Hoxhkin.

Është një kimikat i qëndrueshëm që nuk dekompozohet për një periudhë të gjatë kohore në mjedisin jetësor. Meqenëse është substancë e paqëndrueshme që avullohet, përhapet nga dheu i kontaminuar dhe përmban PM grimca. Ekspozimi ndaj lindanit mund të paraqitet nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara ose përmes thithjes së ajrit me lindanin. Ekspozimi kronik (afatgjatë) me thithje të lindanit te njerëzit ndërlidhet me sëmundje të mëlçisë, të gjakut si dhe çrregullime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe riprodhuese.

Lindana është përfshirë në Konventën e Stokholmit në vitin 2009 kur u klasifikua në grupin A, substancë që duhet patjetër të eliminohet dhe të ndalet prodhimtaria e tij. Maqedonia e nënshkroi konventën më 23 maj 2001, ndërsa më 19 mars 2004 konventa u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button