Trajkovski pasi takoi Gruevskin në Hungari: Është i shqetësuar, nuk del shpesh

“Nikolla Gruevski është në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore, është i shqetësuar dhe nuk del shpesh”, kështu e përshkruajti takimin me të, Aleksandar Trajkovski, i cili u kap nga gazetarët në Budapest të Hungarisë. Ai ka folur hapur me gazetarët, por i ka mënjanuar kamerat. Tha se ka qenë i shqetësuar dhe ka ngelur pa gjumë një javë, pas shkrimeve në media, njofton Portalb.mk.

Ai sot para gjykatës, tha se nuk ka shkuar në Hungari që ta takojë Gruevskin, por të shërohet.

“Shkova në Budapest të kërkoj mendim për sëmundjen time. Hungaria si shtet më i përparuar nga Maqedonia dhe anëtare e BE-së ka edhe shëndetësi më të përparuar. Kërkova mendim nga mjekët dhe për atë kam dokumentacion që do t’ia dorëzoj Gjykatës. Në Budapest shkova me vetiniciativë”, tha Trajkovski.

Në seancën e sotme për “Dhunën në Qendër” ai ka marrë me vete dokumente dhe llogari nga kontrollet e paguara. Trajkovski është i punuar në Drejtorinë Doganore të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq pasi “u kap” në Hungari, prej atje ka informuar se ka arrë pushim mjekësore prej 5 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button