Është anuluar konferenca për shtyp Haradinaj-Mogherini pas takimit në Bruksel

Është anuluar konferenca midis delegacionit kosovar të udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimi Europian.

Ende nuk dihet arsyet e anulimit të kësaj konference, njofton Klan Kosova.

Në orarin e Komisionit Europian ka qenë e paraparë që takimi të zhvillohet rreth orës 15:00. Pastaj është shtyrë për në orën 15:30 dhe tani në faqen zyrtare nuk figuron se do të zhvillohet kjo konferencë.

Në këtë takim është pritur që të diskutohet rreth kritereve politike, ekonomike, si dhe bashkëpunimit dhe zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.

Një vit më parë në mënyrë të ngjashme është anuluar edhe një konferencë tjetër midis Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button